Connect with us

Bota

Nis lufta/ Qindra raketa drejt Izraelit, Hamas futet nëpër qytete

Duke filluar nga ora shtatë e mëngjesit, grupi palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë kundër Izraelit nga Rripi i Gazës, nga toka dhe nga ajri. Ky është sulmi më i madh ndaj Izraelit në vite, një sulm të befasishëm që përveç qindra raketave të lëshuara edhe njerëz të armatosur depërtuan brenda në Izrael.  Ushtria izraelite është “gati për luftë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes izraelite.  Më shumë se 5000 raketa u lëshuan nga Rripi i Gazës drejt Izraelit thanë grupi palestinez Hamas. Ne kemi vendosur t’u japim fund të gjitha krimeve të okupimit”, thanë ata. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thirrur në një takim shefat e sigurisë. Deri më tani raportohet për 1 viktimë dhe 15 persona të plagosur.  Mediat izraelite raportuan se personat e armatosur kishin hapur zjarr ndaj kalimtarëve në qytetin e Sderot, në jug të Izraelit, dhe pamjet që qarkullonin në mediat sociale dukej se tregonin përleshje në rrugët e qytetit si dhe persona të armatosur me xhipa që enden nëpër fshat. Mediat palestineze raportuan gjithashtu se një numër izraelitësh ishin zënë rob nga luftëtarët.

Lajm në përditësim…

 

Advertisement