Politike
Nis me Athinën, pastaj në Milano, Londër dhe Mynih/ Rama njofton turin e takimeve me diasporën
Kryeministri Edi Rama do të nisë një tur takimesh gjatë muajit maj dhe qershor, me diasporën në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.
Ndalesa e tij e parë do të jetë në Athinë më 12 maj për të vijuar më pas në disa shtete të ndryshme. Kryeqyteti grek ka edhe numrin më të madh të komunitetit shqiptar në krahasim me kryeqendrat e tjera europiane.
Në Facebook, kreu i qeverisë ka njoftuar se pas Athinës do të udhëtojë në drejtim të Milanos ku gjithashtu prezenca e diasporës është e ndjeshme.
Londra dhe Mynihu do të jenë ndalesat e fundit të kryeministrit gjatë turit të tij me diasporën nën moton “Krenarë për Shqipërinë”. Nisja e këtij turi do të bëhet vetëm një ditë pasi anëtarët e Partisë Socialiste do të zhvillojnë zgjedhje më 11 maj për delegatët e rinj të Kongresit.
Turi i takimeve të kryeministrit Edi Rama në diasporë synon të thellojë lidhjet që vendi unë ka me shqiptarët kudo në botë.