Bota
Nis ofensiva tokësore ndaj Iranit, mijëra luftëtarë kurdë mësyjnë nga Iraku
Mijëra luftëtarë kurdë me bazë në Irak kanë nisur një ofensivë tokësore kundër forcave të regjimit iranian, sipas një zyrtari të Koalicioni i Forcave Politike të Kurdistanit Iranian (CPFIK).
“Lëvizjet ushtarake tokësore nga forcat kurde kundër Iranit kanë nisur që nga mesnata e 2 marsit”, citohet të ketë thënë ai.
Sipas CNN, CIA po shqyrton plane për të armatosur forcat kurde me synimin për të nxitur një kryengritje brenda Iranit. Ndërkohë, Axios raportoi se presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar bisedime me udhëheqës kurdë në Irak lidhur me konfliktin që përfshin Izraeli dhe Irani.
Edhe The Wall Street Journal ka raportuar se administrata Trump është e hapur ndaj mbështetjes së grupeve të armatosura brenda Iranit që synojnë të sfidojnë qeverinë.
Irani lëshon raketa në selinë e forcave kurde në Irak
Irani tha sot se lëshoi raketa në selinë e forcave kurde në Kurdistanin irakian, sipas mediave shtetërore. “Ne shënjestruam selinë e grupeve kurde që kundërshtojnë revolucionin në Kurdistanin irakian me tre raketa”, thuhej në një deklaratë ushtarake të cituar nga agjencia e lajmeve IRNA në kanalin e saj Telegram. Që nga fillimi i ofensivës izraelito-amerikane kundër Teheranit, rajoni autonom i Kurdistanit, i cili strehon trupa amerikane, ka qenë shënjestër e sulmeve me dronë, shumica e të cilave janë kapur nga mbrojtja ajrore