Kosova
Nis përgatitja për pushtimin/ Drecun: Hapja e urës në Ibër është pjesë e planit
Kryetari i Komisionit për Kosovë në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun, ka vlerësuar se iniciativa për hapjen e urës në Ibër është pjesë e përgatitjeve për pushtimin e veriut të Kosovës, që është planifikuar nga kryeministri Albin Kurti.
“Një operacion polico-ushtarak në veri sigurisht që është planifikuar nëse e lejojnë vendet perëndimore. Po bëhen përgatitje serioze dhe pjesëmarrja në këtë stërvitje ushtarake në të cilën po marrin pjesë forcat e Kosovës, është e gjitha edhe kjo përgatitje.
Kur praktikohen veprime sulmuese, kjo tregon se dicka po përgatitet” – deklaroi Drecun, i cili theksoi gjithashtu se
“Ata duan të përçajnë serbët dhe ti thyejnë ata që do të kundërshtonin. Ata mund ta nisin aksionin e tyre te pushtimit në katër drejtime dhe serbët nuk do të mund të protestojnë. Unë e shoh hapjen e urës në Ibri si drejtim kryesor të sulmit, rruga kryesore që të çon në qendër të Mitrovicës” – tha Kryetari i Komisionit për Kosovë në Parlamentin e Serbisë.