Connect with us

Politike

BYLYKBASHI: VOTONI PER ARRESTIMIN E BALLUKUT

Ka nisur seanca plenare në Kuvend.

Kryeministri Rama ndodhet i pranishëm në seancën plenare. Sot është votimi i dy raporteve përkatëse të PS e PD lidhur me kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku

Paralelisht, jashtë Kuvendit ka nisur edhe protesta e opozitës në kundërshtim të qëndrimit të socialistëve për të mos e dorëzuar Ballukun. Kjo e fundit ka të drejtë fjale, por kryeparlamentari Peleshi tha se deputetja socialiste nuk ka paraqitur një kërkesë të posaçme.

Bylykbashi: Rekomandojmë Deputetët të vojnë pro kërkesës së SPAK

lajmi ne perditesim

Berisha sulmon Ramën: Në darkat e tij të neveritshme, u nxjerr ushqim dhe u përkulet si legen të huajve

I ashpër dhe kritik ka qenë qëndrimi i kreut të PD Sali Berisha, ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu tha se për të shpëtuar lëkurën e tij është i gatshëm të pranojë çdo poshtërim.
“Zgjidhja e krizës është largimi i njeriut më të poshtëruar sot në skenën politike europiane dhe perëndimore që quhet Edi Rama. Ai është njeriu i poshtëruar për aktet që ka kryer.
Ai për të shpëtuar lëkurën e tij është i gatshëm të pranojë çdo poshtërim. Në darkat e tij të neveritshme shkon dhe u përkulet, u bie në gjunjë si legen për të kërkuar që të ndryshojë mendimi. Ky pra është Edi Rama dhe ta dinë shqiptarët”, tha ai.

………………………

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi lexoi në Kuvend raportin e opozitës, përmes së cilit kërkojnë që t’i hapet rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Bylykbashi tha se imuniteti nuk duhet të kthehet në mburojë apo si pengesë për drejtësinë, ose në të kundërt do ishte ndërhyrje brutale në kompetencat e pushtetit gjyqësor.

“Në emër të 5 deputetëve të opozitës, do të lexoj përmbledhjen e raportit rekomandues të gjysmës së Këshillit, në lidhje me kërkesën e prokurorisë për rastin Balluku. Kuvendi i Shqipërisë në datë 16 dhjetor është vënë në lëvizje nga SPAK. Deputetët të votojnë pro kërkesës së SPAK, duke vendosur dhënien e autorizimit për arrestimin apo heqjen e lirisë për Belinda Ballukun, e cila ka kryer veprën e shkeljes së barazisë në tendë. Në miratimin e këtij rekomandimi mbajnë në konsideratë. Sipas kushtetueses, pika 2 e nenit 73 synon të mbrojë veprimtarinë e vetë kuvendit jo të deputetëve të veçantë. Komisioni i Venecias ka mbajtur qëndrim dhe ka krijuar standardin që imuniteti duhet të hiqet në të gjitha rastet kur nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se akuzat janë të motivuara politikisht. Imuniteti nuk mundet dhe nuk duhet që të shndërrohet në mburojë apo si pengesë për drejtësinë, nëse pranohet e kundërta, çdo akt i prodhuar është i pavlefshëm sepse në mënyrë të dukshëm kuvendi tejkalon kompetencën e tij dhe uzurpon kompetencën gjyqësore. Nëse kuvendi do të vlerësonte se një masa e caktuar sigurimi është ne përshtatshme se një tjetër, kjo do përbënte ndërhyrje në kompetencat e gjyqësorit dhe në hetimin penal. Kuvendi nuk është ftuar për të caktuar një masë sigurimi se nuk është kompetencë e tij. Kuvendi i është kërkuar autorizim nga SPAK që ajo ti ketë mundësi ti drejtohet gjykatës për caktimin e masës së sigurimit. Imuniteti duhet të hiqet se nuk ka asnjë pretendim apo arsyet se akuzat ndaj Ballukut, janë të motivuara politikisht, madje dhe vetë ajo e konfirmoi në seancën e këshillit, Provohet dyshimi i bazuar në prova, se ekziston dyshimi dhe ai bazohet në një set provash, provohet rreziku për procedimin penal, SPAK tregoi qartë se ekziston rreziku për prishjen e provave të procedimit penal, nga deputetja Balluku. Është përpjekur të ushtrojë përmes dëshmitarëve përmes të fortëve, të cilët Prokuroria deklaroi po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar”, tha Bylykbashi.

Advertisement