Politike
Nis seanca plenare/ Kombëtarja “boshatis” Kuvendin, deputetët ndodhen në Gjermani
Seanca plenare në Kuvend ka nisur ditën e sotme 30 minuta me vonesë.
Pas ‘javës së gjelbër’, në këtë seancë pritet që të diskutohen problemet e evdentuara nga zgjedhësit në terren.
Siç mund ta shihni nga pamjet salla e Parlamentit është gjysmë bosh. Mesa duket ndeshja e radhës e Kombëtares në ‘EURO2024’, ajo me Spanjën që zhvillohet mbrëmjen e sotme, ka përgjysmuar deputetët që marrin pjesë në seancën plenare.
Shumica prej ligjvënësve kanë udhëtuar drejt Gjermanisë për të parë nga shkallët e stadiumit Kombëtaren kuqezi.