Connect with us

Aktualitet

Nis sot shpërndarja e bonusit të fundvitit

TIRANË– Nga sot, 695 mijë pensionistë kanë nisur që të marrin shpërblimin për festat e fundvitit. NTV.AL, ka pyetur disa pensionistë se si e kanë pritur këtë vendim. Disa kanë deklaruar se janë mjaft të kënaqur me 5 mijë lekë dhe se me të do të blejnë gjelin e detit, por ka pasur edhe të tjerë që kanë qenë të mendimit se mund t’u jepej më shumë, meqë ka pasur një rritje të çmimeve kohët e fundit.

“Pensionet i kemi të ulëta, por mirë, ia vlen. Me  mijë lekë, sikur gjelin e detit ta marrim, aq boll.  100 do ishte mirë, por dhe 5 mijë lekë mijë. Nuk mjaftojnë me rritjen e çmimeve, rrofshin kalamajt që na mbajnë”.
“Ju faleminderit që na kanë dhënë, mjaftueshëm si për festa janë. Do i shpenzojmë për gjel deti.”
“Shpërblimi shumë i mirë, do i shpenzojmë për ca na nevojitet”.
“Të marr unë 5 mijë lekë është gjysma e kaposhit, të paktën ishte 20 mijë lekë”.
“S’jemi të kënaqur, po ku do i gjejmë, Shqipëria ka mbaruar. Të ishte pak më tepër, po me 5 mijë lekë, s’ke ca bën, se janë ngritur çmimet”.
“Ka shumë probleme atdheu, mirë është”, tregojnë pensionistët për NTV.AL

Pensionistët nuk duhet të nxitojnë për të marrë shpërblimin, pasi nuk kanë një afat.  Astrit Hado, drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore i ftuar në ‘Sot lIve në Shqipëri’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, tha se shpërblimi do të jepet në të njëjtën ditë që do të ndahet dhe pensioni dhe mund ta tërheqin brenda 3 viteve, prandaj s’kanë nevojë të rrinë në radhë.

“Sivjet bonusi i Vitit të Ri ka nisur që në datën 2 dhjetor, bashkë me pensionin. Nuk ka arsye për të pasur radhë, nuk ka më grafik siç kanë qenë më parë, një pensionist që e ka në datën 10 pensionin, s’ka pse shkon në datën 2 të marrë 5 mijë lekëshin, por të shkojë kur ka ditën e pensionit.

Shpërblimi nuk digjet, nuk kanë pse shpejtojnë se nuk e humbasin, ky bonus u zgjat deri në 3 vjet.  Janë rreth 33 mijë veta që e kanë marrë dje pensionin dhe ata mund ta marrim kur të duan, vetëm këto mund të jenë në radhë”, tha Hado.

 

Advertisement