Connect with us

Bota

Nis takimi i parë publik i NASA-s mbi studimin e UFO-ve

Një panel i NASA-s i formuar vitin e kaluar për të studiuar atë që qeveria i quan “fenomene ajrore të paidentifikuara”, të përshkruara zakonisht si UFO, po mban sot takimin e parë publik.

Komiteti i përmendur më pas pritet të hartojë një raport, i cili do të bëhet publik në javët në vijim.

Ky organ prej 16 anëtarësh, i cili përfshin ekspertë nga fusha që variojnë nga fizika në astrobiologji, u formua qershorin e kaluar për të shqyrtuar pamjet e UFO-ve dhe të dhëna të tjera të mbledhura nga sektorët civilë të qeverisë dhe tregtisë.

Takimi i sotëm publik katër-orësh fokusohet në diskutimet përfundimtare përpara se ekipi i pavarur kërkimor i agjencisë të lëshojë një raport këtë verë.

Advertisement