Aktualitet

Nisin testet e shpejta ndaj COVID në Tiranë, së shpejti edhe ato me rezervim pranë mjekut të familjes.

Në Shqipëri, nga sot kanë nisur testimet e shpejta kundër COVID-19. Lajmin e bën të ditur ministrja Ogerta Manastirliu, e cila thotë se “100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit.”

“Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt”, shkruan Manatirliu.

Fillimisht, procesi i testimit të shpejtë do të aplikohet në Tiranë dhe më pas, pas datës20 dhjetor do të përhapet në gjithë vendin.

Ndërkohë, Manastirliu thotë se së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes./Gazeta SHQIP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version