Aktualitet
“Niveli i uji arrin në 40 cm!”/ Reshjet intensive të shiut, bllokohet nënkalimi në Fushë-Mamurras
Një pjesë e territorit të vendit është përfshirë nga reshje shiu që në orët e para të mëngjesit. Mësohet se si pasojë e reshjeve është bllokuar nënkalimi në Fushë-Mamurras.
Gjithashtu bëhet me dije se reshjet kanë krijuar probleme në autostradën Milot – Qafë-Kashar pranë nënkalimit në Fushë-Mamurras.
Si pasojë është penguar edhe lëvizja e automjeteve të vogla teksa niveli i uji arrin në 40 cm nga bllokimi i zgarave të kullimit nga mbetjet.