Bota
Një 80 vjeçar po vjen vërdallë/ Rama: Berisha flet përçart dhe kërkon të marrë zvarrë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që qytetarët shqiptarë më 11 maj të zgjedhin interesin kombëtar Gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar me gratë dhe vajzat në Vlorë, Rama u shpreh se 11 maji është një zgjedhje mes të mirës së përbashkët, pa asnjë dallim. Gjithashtu kryeministri holli kritika edhe ndaj PD, duke theksuar se ish-kryeministri Sali Berisha ka vetëm hallin e tij personal.
“11 Maji është një zgjedhje e të mirës së përbashkët pa dallim. Bëhet fjalë për mundësinë e madhe që na është dhënë ne. Fati na e ka sjellë që me një votë të bëjmë jo vetëm një zgjedhje, por një investim historik. Në krahasim me interesin e në grushti të vogël njerëzish. Një 80 –vjeçar vjen vërdalle flet përçart dhe kërkon të marrë zvarrë Shqipërinë. Në Shumë gjëra që thuhen, ajo çfarë shikoni këtu në këtë sallë, nuk janë gra dhe vajza vetëm për të duartrokitur, por trupa që udhëheq betejën tonë. Kjo nuk i përjashton aspak burrat dhe djemtë, por ky është prioriteti ynë. Vetëm me gratë e pararojës mbushim një sallë si kjo. Bëjnë sondazhe dhe në të gjitha sondazhet del që ne jemi në krye dhe shumica del që do të na votojnë”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama gjithashtu ka komentuar edhe hetimin e nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike. Rama tha se shpenzimi i 6 milionë eurove është tepër i madh dhe e krahasoi këtë me një rast të mëparshëm, ku sipas tij për 500 mijë euro, ish-lideri i PD-së, Lulzim Basha u vu në qendër të akuzave. Kryeministri theksoi se tani po jepen 6 milionë euro vetëm për të hequr damkën e një personi të cilit i është ndaluar hyrja në disa shtete perëndimore.
“Nuk është aspak e ekzagjeruar të flasësh për katastrofën që goditi Vlorën atë vit dhe që ende ka pasoja të thella. E njëjta dorë që shkaktoi atë plagë, është ajo që sot kërkon votën e shqiptarëve për interesat e tij personale.
Dhe, besoj se ju, ata që jeni këtu dhe ata që po e ndiqni këtë përballje, ndoshta jeni të habitur nga fakti që janë paguar plot 6 milionë euro. Po, ka një kontratë prej 6 milionë eurosh, thonë disa patriotë. Por kujtojmë se herën e kaluar, për 500 mijë euro, Luli u bë shënjestër e talljes. Tani, janë 6 milionë që kërkohen vetëm për të hequr damkën e një personi non grata.
Mund të themi pa hezitim se janë shumë para, për të mos pyetur: Ku u gjetën këto para? Si mundet që, vetëm për të shpëtuar nderin e një individi, të paguhen më shumë para sesa shteti shqiptar i jep të gjitha partive politike së bashku?
Është një paradoks i çuditshëm kur mendon se pak kohë më parë u tha se do të vinte Trump, dhe për këtë arsye duhet të largoheshin të gjithë ata që janë non grata. Tani, po bëhen përpjekje që të shpenzohen 6 milionë euro për të mundësuar largimin e një individi nga lista e non grata. Por, qoftë ai të rrijë, qoftë të largohet, kjo nuk është çështja thelbësore për shqiptarët. Ata janë në një moment historik dhe duhet të marrin një vendim të rëndësishëm dhe të drejtë për të ardhmen e vendit të tyre”, tha Rama.

