Connect with us

Pinknews

Një “bombë” në palestër

Luana Vjollca është një nga moderatoret dhe këngëtaret më të përfolura të ekranit.

Pas përfundimit të sezonit veror dhe pushimeve, Luana ka treguar se i është rikthyer punës dhe tashmë do ta shohim në një ekran të ri.

Por pak momente më parë, moderatorja ka publikuar disa foto nga palestra, ku duket shumë në formë.

Me poza sensuale, ajo vë në pah format bombastike dhe pyet fansat nëse duhet të humbë më tepër peshë.

Kështu ajo ka tërhequr një numër të madh pëlqimesh dhe komentesh nga ndjekësit në rrjetet sociale.

“Të humbim ca kile për program apo jemi mirë??”, shkruan Luana krahas fotove.

Advertisement