Connect with us

Kronike

Një dhunon gruan dhe tjetri nënën, policia prangos dy burrat

Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi ushtruan dhunë ndaj dy grave, ndërsa njëri është shpallur në kërkim për dhunë në familje.

Policia Vlorë arrestua në flagrancë 37-vjeçarin M. H., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i 56-vjeçarit I. A., pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e nënës së tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Ndërsa u bë ndalimi i 30-vjeçarit të shpallur në kërkim L. Z., pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement