Aktualitet
Një ditë para Kurban Bajramit/ Besimtarët e Bulqizës festojnë ceremoninë e therjes së kurbanëve

Në kuadër të festës së Kurban Bajramit gjatë ditës së sotme është festuar me madhështinë e duhur ceremonia e therjes së kurbanëve.
Kështu në të gjithë trevën e Bulqizës pranë Tyrbeve gjatë pasdites së sotme janë grumbulluar me qindra banorë besimtarë të moshave të ndryshme, për të marrë pjese në ceremoninë e therjes së kurbaneve, ceremoni festive tashmë e kthyer në traditë të përvitshme e spikatur me besimin Bektashi.
Pas ritit të therjes së kurbanëve në të gjithë kultet fetare ka nisur dhe shpërndarja e mishit te gjithë pjesëmarrësve që kishin marrë pjesë ne ketë festë, si dhe për gjithë familjet e varfra.
Besimtarët, të cilët ishin pjesëmarrës në këtë ceremoni, uruan gjithë besimtarët.

