Politike
Një ditë para protestës, Berisha-Policisë: Çdo protestues i lënduar, konsiderohet i persekutuar politik..
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka paralajmëruar policinë e Shtetit për protestën e ditës së nesërme.
“Paralajmëron policinë që të mbajë qëndrimin korret. Çdo protestues i lënduar do konsiderohet i persekutuar politik. Persekutori do përgjigjet dhe pas 30 vitesh. Dhe ndaj paralajmëroj policinë, punonjësit e SHIK. Madje të mos futen fare në turmë se në Shik po ndodh…ai po shkatërron institucionet. Ky këshilltari i Ramës që shkon aty po shpërbën institucionin”, tha ai.
Berisha u shpreh se protesta e ditës së nesërme do të ketë shumë interes për europianët dhe veçanërisht për SHBA.
“Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm tek qytetarët shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botë. Mund tu them se kjo është protesta, në të gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë, jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, rrugët, kafenetë, klubet, restorantet nuk flitet për gjë tjetër veç se për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe vendet e Europës”, tha Berisha.