Connect with us

Rajon

Një dorë nga byreku e një nga keku/ Vuçiç ruan miqësinë me Uralet

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se ka vendosur që shteti që drejton të mos i vendos sanksione Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Ai mendon se vendimi për të mbajtu kete qendrim, ka qenë i saktë në kohën kur është marrë dhe tani

Duke folur për kërkesat e Bashkimit Evropian që Serbia të harmonizojë politikën e saj të jashtme, si vend kandidat për anëtarësim, dhe të vendosë sanksione kundër Rusisë, Vuçic tha se “Serbia duhet të qëndrojë në rrugën evropiane, por edhe të mbrojë miqtë e saj tradicionalë”

“Gjëja më e rëndësishme është të mbrojmë vendin tonë dhe të ruajmë të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha Vucic

Kujtojmë se ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë së fundmi se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, qëndrimi i Serbisë ka qenë i njëjtë dhe se Serbia e ka lënë të hapur mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Daçiq tha se Serbia do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse vetëm nëse qytetarët e saj pësojnë dëme të pariparueshme, pra nëse ka presione shtesë. Ai u shpreh se deri më tani nuk ka pasur nevojë të shqyrtohen apo miratohen sanksione.

Sipas tij, tregtia e Serbisë me Rusinë nuk ka qenë asnjëherë e madhe, dy deri në tre miliardë dollarë dhe pjesa më e madhe është importi i produkteve energjetike nga Rusia.

Advertisement