Connect with us

Politike

“Një Europë e re në një botë të re”/ Rama pret Princin Sovran të Monacos në Tiranë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Princin Sovran të Monakos, Albert II, i cili po qëndron në Tiranë me rastin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Takimi mes Kryeministrit Rama dhe Princit Albert II u mbajt në ambientet e Kryeministrisë, ndërsa pamje nga ky moment u shpërndanë nga zyra e shtypit në rrjetet sociale.

Vizita e Princit vjen në kuadër të samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në Tiranë nën moton “Një Europë e re në një botë të re”.

Rama2

Ky samit historik po zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor dhe ka mbledhur së bashku liderë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende të kontinentit, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane dhe ndërkombëtare.

Advertisement