Connect with us

Bota

Një fëmijë vdes çdo dy orë në kampin e Sudanit për personat e zhvendosur

Të paktën një fëmijë vdes çdo dy orë në kampin e refugjatëve Zamzan të Sudanit, një nga strehimoret më të mëdha dhe më të vjetra në vend për personat e zhvendosur, njoftoi sot organizata humanitare Mjekët pa Kufij (MSF).“Përpara se konflikti të fillonte në prill të vitit të kaluar, njerëzit në kamp ishin shumë të varur nga ndihma ndërkombëtare për sa i përket ushqimit, kujdesit shëndetësor, ujit të pastër – gjithçka. Tani ata janë pothuajse plotësisht të braktisur”, tha Claire Nicolet, kreu i misionit të MSF në Sudan, transmeton Telegrafi.

Ajo kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar një përgjigje urgjente për situatën kritike në të cilën u gjendën personat e zhvendosur në kampin Zemzem.“Ajo që po shohim në kampin Zamzan është një situatë absolutisht katastrofike”, shtoi Nicolet.MSF vlerëson se 13 fëmijë vdesin çdo ditë.

“Ata me kequshqyerje të rëndë që nuk kanë vdekur ende janë në rrezik të lartë të vdesin brenda tre deri në gjashtë javë nëse nuk marrin trajtim. Gjendja e tyre është e shërueshme nëse mund të shkojnë në një institucion shëndetësor. Por shumë nuk munden”, shtoi Nikolet.MSF është e vetmja organizatë humanitare që vepron në kampin Zamzan.

“Stafi nuk merr më rroga, mungojnë pajisje dhe ilaçe, si dhe karburant për gjeneratorë, ujë dhe furnizime të tjera që janë të nevojshme për funksionimin e institucioneve shëndetësore”, thuhet në raportin e MSF.Konflikti midis ushtrisë sudaneze të udhëhequr nga gjenerali Abdel Fattah Burhan dhe Forcës së Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake të udhëhequr nga Mohamed Hamdan Dagalo, filloi në prill të vitit të kaluar.Vlerësohet se më shumë se nëntë milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Sudan për shkak të luftës.

Advertisement