Shkrime
Një fjalë të mirë për ‘armikun’
Nga Kimete Berisha
1. Kryeministri i pakorruptuar mbron të korruptuarit!
– Kryeministri Kurti ka thënë se asnjë familjarë i tij, prindërit e as vëllezërit e tij, lëre që nuk janë punësuar në qeverinë e tij por as nuk kanë shkelur në zyren e tij.
Mirë.
Por, a s’është edhe më keq që kryeministri lejon që qeveria e tij t’i punësojnë familjarët e tyre në emrin e tij!
Kryeministri i pakorruptuar hyn garant për ministrat e korruptuar!
Pse?
Këtij i del fjala (dhe numërohet si i korruptuar), pa qenë personalisht i korruptuar.
Kush i lejon të tjerët të bëjnë krime në emrin e tij, përveç ai kryeministër që ose do qē të distancohet nga ‘të korruptuarit’, ose i mjafton që vet të jetë ‘i ndershëm’, ose – ose, një kryeministër që preferon të tjerët të korruptohen për të.
Përndryshe, është alogjike.
2. Kryetari i Prishtinës!
– Shikoj nga dritarja.
A thu a mund të ketë gjarpër në këtë barë të keq që është rritur aw shumë sa fijet e barit janë ngatërruar dhe janë bërë pranga që e lidhin njëra tjetrēn.
S’kam drapër se e kisha zgjidhur problemin.
Që nga liria e vitit 1999 e deri më sot, Prishtina kurrë s’ka qenë më e ndyrë. Është e fëlliqur në mënyrën më të shkretë dhe fyese.
Mbeturinat gjithmonë derdhen nga kontenjerët, ndërsa tregtarët e mbeturinave gërmojnë të ardhmen e tyre midis bërllogut, pa u penguar.
Dje e ktheva rrugën për në Gërmi, sepse në hyrje të parkut u rrethova nga qentë.
Përparim Rama, kur i kreh flokët në mes, si mbrëmë në TV-intervistë, duket edhe si Monaliza, edhe si shtrigë.
Është kryetari më i tmerrshëm që do ta dëshironte armiku.
Është ekstravagant, më me rëndësi për të është qeni i çartur se njeriu.
E ka gjunjëzuar qytetarin e Prishtinës, e ka detyruar t’u nënshtrohen mbretërisë së qenëve.
Ky i vjedh qytetarët me ‘Prishtina parking’, mbyll rrugë, improvizon sheshe, dhe që thashë: e ka mbuluar Prishtinën me mbeturina dhe na i ka lëshuar qentë.
Dhe shihet me tregtarë të korruptuar, të cilëve u jep tenderë.
Ka premtuar zgjerimin e ngrohjes në Bregun e Diellit, Ngrohtorja e kapërcen Diellin, i zgjedh soliterët e pasanikëve dhe tregtarëve të lidhur me pushtetin e komunën.
Bregu i Diellit është i fukarenjëve, prandaj kur na lëshon të ftohtit, na mbulon bari i keq.
Një kryetar që nuk di t’i zbraz kontenjerët nga mbeturinat, çka di të bëj ai!
Përparim Rama na e ka mërzitur dhe na e ka gërditur jetën.
3. Kryetari i Tiranës!
– Erion Veliaj, tjetër muhabet.
Një letër në rrugë që e sheh, i thirr përgjegjësit n’pikë të natës, i qorton dhe i urdhëron që për një sekond ta heqin letrën nga udha.
Erion Veliaj di t’i bëj njerëzit për vete. Mua më ka pritur një herë (me një grup artistësh) në zyren e tij, duke më treguar se më lexon, dhe duke më inkurajuar të shkruaj dhe të jem gjithmonë kjo që jam, pavarësisht se shkrimet e mia shpesh kanë qenë edhe kundër..
Erion Veliaj është i mençur dhe simpatik.
Nejse, këto ‘yjet’ nga Kosova që po e mbështesin me video, po i përkthen shqip-shqip, po i redakton me anë të transkriptit.
Mirë po ua bën.
4. Bashkimi i shqiptarëve të prapambetur!
– Se, anipse nuk duhemo, ne jemi një.
‘Jemi njo’ këndon edhe Inva Mula në refren, dhe tingëllon sikur e ka humbur rrugën në nota aq shumë sa nuk i lë përshtypje MC Kresha kur me vargje ia kthen:
Ne jemi njo, por…
‘Qe 23 vjet hala tu majt per atë sendin e t‘Getit’. Se jam më i vjetër se Euro.
Ende pa u qetësuar Kresha, kyçet Geti dhe i fton të hajnë hallve, speca me gjizë, e masandej e siguron se
ia kryen të pamën’, me harxhimet e viktimës, kuptohet.
5. Ministri që e sheh shiun ende pa pikuar!
– Ka edhe ministra misterioz, që e shohin diellin ende pa lindur.
Liburn Aliu është aq i përgatitur për jetë, sa ambasadorit gjerman ia mban çadrën hapur mbi kokë, edhe në ambient të mbyllur.
Liburn Aliu është rasti i parë në politikë që e sheh shiun ende pa rënë ne tokë. Mrekullia ka ndodhur sotnë Gjakovë.
6. Teta Gjyli si Presidente!
– E Presidentja, s’kam më fjalë të këqija për të, që nga dita që u tregua aq modeste sa ia kish huazuar fluturaken Teta Gjylit, një kordele të jorgovantë më të vogël se koka.
Në shikim të parë m’u duk si Jack Lemmon te ‘Some like it hot’…!
Ngjarja ndodhi te Mbreti…Cfarë atmosfere e frikshme: Mbretëria dukej si Fe…Charlsi si një mbret që do ta zëvendësojë Jezusin derisa të kthehet nga qielli..
7. Kryeministri e shkruan të ardhmen e serbëve!
– Kryeministri Kurti ka thënë sot se do të shkruaj një ‘vizion’ për serbët.
Të shkruash një vizion do të thotē të planifikosh të ardhmen në bazë të imagjinatës…do të thotë:
të shohësh diçka që nuk ekziston ose që nuk e sheh askush, përveç teje.
P.S. Miroslav Lajçak dhe grupi i tij u demaskuan nga qeveria Kurti.
Kjo është arritja e parë që ua pranoj.
Pra, qeveria Kurti ka arritur ta bëj BE-në të duket që anon kah Serbia (që anon):
Me cinizmin e tij, Kurti ka arritur ta zbulojē se dialogu me Serbinë është shterur, është në dëm të Kosovës dhe kur Lajçak flet për luftë e ka parasysh Kosovën.
Për Lajçak lufta ndodh veç në Kosovë.
Pra, qeveria Kurti ia ka nxjerr të keqen Mirosllav Lajçak deri aty sa ai kërcënon me ‘luftë’ nëse Kosova nuk bën siç do Serbia, dhe as që po e heton se ka sharruar….deri në gjunjë!