Connect with us

Aktualitet

Një histori që nisi në Gjermani dhe përfundoi me pengmarrje në Tiranë

28-vjeçarja që u mbajt peng dhe u dhunua nga partneri i saj në Tiranë, ka folur për emisionin “Opinion” në Tv Klan, duke treguar se kush e ka ndihmuar për t’i shpëtuar dhunës dhe pengmarrjes nga bashkëjetuesi i saj, Gleard Gushollin.

Ajo ka rrëfyer për “Opinion” se si janë njohur me Gushollin dhe si ka vijuar marrëdhënia e tyre.

“Jam gati 2 javë pa telefon. Nuk di çfarë date dhe dite është. Unë jam njohur para 1 viti e gjysmë me atë personin në Gjermani. Unë punoja në një spital në Gjermani dhe ai personi ka ardhur një ditë aty dhe unë si shqiptare e kam ndihmuar sepse nuk dinte gjermanisht. Më ka pëlqyer si person. Kam pasur kontakt me mamanë dhe motrën e vet. Unë e kam dashur me gjithë shpirt, bëja çdo gjë për atë person. Në fillim nuk tregonte shenja xhelozie. Kur doli nga burgu, u takuan familjet tona. Aty u bënë gjërat serioze. 2 herë kam ardhur i kam bërë pushimet në Shqipëri.”

28-vjeçarja ka folur për momentin kur gjërat mes tyre nuk ishin më njësoj dhe Gusholli shfaqi shenja të theksuara xhelozie.

“Filloi të bëhej xheloz në ekstrem, më thoshte që Gjermania nuk më bën mirë. Ai ishte një person që donte t’i dilte e vetja, mendimi im ishte zero për atë person. Unë kisha gati një javë që nuk i kisha takuar prindërti. Prindërit e kuptuan, unë u përplasa me makinë sepse Glearti më futi me grusht në fytyrë dhe i thashë që atë ditë të mos vinte policia. Prindërit i thanë që bëj gati gjërat dhe ik. Në atë moment, ai u zhduk nga jeta ime për 3 muaj. Më pas, ai më shkruante që më ke denoncuar apo jo. As unë dhe as familja ime nuk e kishim denoncuar atë.“

Megjithatë, aj tregon se pavarësisht dhunës që ai ushtronte ndaj tij, ajo vendosi që ta falte dhe të vazhdonte sërish marrëdhënien e dashurisë me Gushollin.

“Kemi hequr shumë me njëri-tjetrin dhe kemi ndihmuar njëri-tjetrin që të ja dilnim këtyre gjërave. Më pas më kërkonte falje dhe më thoshte që nuk kishte dashur të sillem me ty ashtu dhe kështu ma bleu mendjen prapë. Shkruanim me njëri-tjetrin dhe ashtu hymë sërish në kontakt.”

Advertisement