Connect with us

Kronike

Një javë nën dhe/ Gjendet trupi i pajetë i Ardit Beshirit

Pas një jave kërkimesh në zonën e quajtur “Qafë Burrel”, ku u zhduk Ardit Beshiri teksa punonte me fadromën e tij, është gjetur trupi i pajetë i 29-vjeçarit. Ardit Beshiri kërkohej që prej 3 majit, pasi e zuri poshtë bashkë me mjetin me ekskavator masivi i kromit në Klos. Trupi i pajetë u gjet nga Ushtria e Kosovës, e cila iu shtua grupeve të kërkim-shpëtimit më 7 maj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në zonën e quajtur “Qafa e Burrelit”, afër fabrikës së përpunimit të kromit në bashkinë Klos, kur ndodhi një rrëshqitje masive dheu në një distancë prej rreth 2 km. Gjatë këtij momenti, në vendngjarje ishte duke punuar me ekskavator Arditi, punonjës i një kompanie private që ushtron aktivitet në fushën e shfrytëzimit të mineraleve. Si pasojë e rrëshqitjes, 29-vjeçari është zënë dhe mbuluar nga masivi i dheut dhe inerteve.

Ardit Beshiri punonte prej disa muajsh në fabrikën e përpunimit të kromit në Qafë Burrel, e cila shfrytëzohet nga një kompani kineze. Në pranga ka rënë drejtuesi teknik i punimeve, ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes fatale.

Advertisement