Connect with us

Kosova

Një Kancelar dhe dy Presidentë, kokë më kokë në Beograd

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me të cilin ka thënë se ka pasur një bisedë të gjatë për Kosovën.

Takimi është mbajtur në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Londër.

Me homologun francez, ai ka theksuar se ka diskutuar për të gjitha çështjet, nga gjeopolitika e deri te e ardhmja evropiane e Serbisë dhe marrëdhëniet ekonomike dhe dypalëshe midis Serbisë dhe Francës, si dhe për Kosovën.

“Presidenti Macron do vizitoë Beogradin në fund të gushtit, më së voni në fillim të shtatorit. Do të jetë një ngjarje e madhe dhe e rëndësishme për ne” – paralajmëroi Vuçiç

Kujtojmë se të premten në Serbi, do të shkojë për vizitë zyrtare Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, I cili do te kete nje takim koke me kome me presidentin serb

Një nga temat që do të diskutohet në takimin dypalësh, siç ka njoftuar presidenti serb, do të jetë edhe Kosova, por ne ambientin politik flitet se kancelari gjerman vjen per te diskutuar per hapjen e minierave te litiumit, gje e cila ka ngjallur shume debat dhe protesta ne Serbi.

Advertisement