Connect with us

Rajon

Një mëngjes zgjohemi, dhe rreth nesh – Serbia e Madhe

“Ish-radikali Tomislav Nikolić dhe i dënuari për kriminel lufte Vojislav Sheshelj po kthehen në pushtet në Beograd. Duka i turpëruar çetnik udhëheq Partinë Radikale Serbe dhe haptazi mbron formimin e një Serbie që do të “gëlltiste” pjesën më të madhe të Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Kosovës” – shkruan Slobodna Dalmacija. Presidenti serb është dukshëm nervoz. Bashkimi Evropian po kërkon prej tij që – të paktën de fakto, nëse jo de jure – ta njohë Kosovën. Ai bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por nuk është i sigurt për rezultatin e tyre. Kjo është arsyeja pse ai vendosi të rikthehet në rrënjët e tij, duke nxjerrë nga balta politike dy veteranë të betejës për Serbinë e Madhe, me të cilin ai vetë u rrit në vitet nëntëdhjetë. Nikoliç i duhet për zgjedhjet e përgjithshme, kurse Shesheli për ato lokale. Qëllimi është të marr sa më shumë, dhe t’i sigurojnë Vuçiçit shpinën për sfidat e ardhshme. Çetnikët, të mbushur me idetë e serbisë së mëdha, nuk u ngritën vetëm në Serbi. Çetniku tjetër, Andrija Mandiç është zgjedhur së fundmi Kryetar i Parlamentit të Malit të Zi. Qeveria e pakicës atje e Milojko Spajiçit është pro-evropiane, por në parlament do të kontrollohet nga lojtari pro-serb dhe pro-rus Mandiç. Në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik ka kohë që luan lojën e tij për të realizuar plotësisht planin serbomadh. “Populli serb ka të drejtën e shtetit të tij unik në Ballkan. Me shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, të gjithë popujt e tjerë që jetuan në të, e zgjidhën çështjen e tyre kombëtare por kjo mundësi iu mohua vetëm serbëve” – tha Dodik nga faqet e Sputnik-ut rus, sipas të cilit, “krijimi i Serbisë së Madhe u pengua nga një komplot perëndimor.” Tani rezulton se atë që Sllobodan Millosheviçi nuk mundi ta arrinte me armë, Vuçiçi mundi ta realizoi me mjete të tjera. Analisti gjeopolitik dhe konsulenti politik Denis Avdagić beson se kjo nuk do të ndodhë sepse ka ende mjaft siguresa të forta që nuk mund ta kthejnë rrotën e historisë prapa. “Ka dallime mes asaj që pamë në vitet nëntëdhjetë dhe asaj që po ndodh sot. Dhe ky ndryshim është mjaft i madh. Burimet ushtarake të disponueshme në atë kohë, si dhe urrejtja e ndezur, lejuan të ndodhte ajo që ndodhi. Kishte burime serioze materiale dhe njerëzore. Sot nuk është më kështu” – theksoi Avdagiç në një prononcim për ‘Slobodna Dalmacija.’, duke shtuar se “Kroacia është anëtare e NATO-s, ka trupa të NATO-s në Kosovë, Bosnja dhe Hercegovina është një protektorat evropiano-amerikan, Mali i Zi është anëtar i NATO-s” “Slobodna Dalmacija “ shkruan se “e gjithë situata rëndohet disi nga fakti se Kremlini në rajon po mban një politikë agresive në të cilën fut lojtarët e tij kudo që ndjen një çarje. Ka në Bullgari, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë. Disa pretendojnë se ka edhe në Kroaci, në pozitat më të larta në vend. Kudo që janë, zakonisht shërbejnë për destabilizimin e vendit nëse nuk janë në pushtet. Në Ballkan, ku ideja e Serbisë së Madhe u mposht ushtarakisht, por mbeti në politikë si një synim për t’u realizuar një ditë, interesat e Moskës dhe Beogradit përkojnë. Edhe Putini edhe Vuçiç marrin prej saj atë që u përshtatet. Denis Avdagić thotë se “Serbia e Madhe ekziston sot si një tigër letre. Shkakton të dridhura, sepse shtegu i përgjakshëm i viteve nëntëdhjetë, nga Vukovari në Srebrenicë, është ende i freskët. Por nuk ka bazë reale që ai të ringjallet në realitet.Por nëse do të mund të turbullonte ujërat, do ta bënte”

Advertisement