Connect with us

Bota

Një mesazh i çuditshëm i Trump hedh hije dyshimi se Ukraina mund të sulmojë fort Rusinë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vënë në pikëpyetje strategjinë e deritanishme të luftës në Ukrainë, duke e quajtur të pamjaftueshme dhe të destinuar për dështim nëse mbështetet vetëm mbi mbrojtjen.

Në një deklaratë publikuar më 21 gusht, Trump tha se është “shumë e vështirë, në mos e pamundur, të fitosh një luftë pa sulmuar vendin pushtues”. Ai e krahasoi situatën me një ekip sportiv që ka një mbrojtje të shkëlqyer, por nuk lejohet të luajë në sulm.

Presidenti kritikoi paraardhësin e tij, Joe Biden, duke e akuzuar se nuk i lejoi Ukrainës mundësinë për të goditur mbrapsht Rusinë. “Biden e kufizoi vetëm te mbrojtja. Si doli kjo?”, u shpreh Trump, duke shtuar se me të në krye të Shtëpisë së Bardhë, kjo luftë nuk do të kishte nisur kurrë.

Trump theksoi se administrata e tij do të ndjekë një qasje ndryshe, duke paralajmëruar se “kohë interesante po vijnë”.

Këto komente vijnë në një moment vendimtar për politikën e jashtme amerikane, ku diskutimi mbi mbështetjen për Ukrainën dhe kufizimet e saj mbetet një nga çështjet kryesore në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ndërsa, minuta më vonë, presidenti amerikan publikoi një analogji tjetër të çuditshme në Truth Social, duke bërë bashkë dy fotografi.

Lart, ai teksa i drejton gishtin Vladimir Putinit më 15 gusht në Alaska. Poshtë, Richard Nixon, teksa i drejton gishtin ish-liderit sovjetik, Nikita Krushchev.

Për çfarë ta ketë vallë Trump?

Advertisement