Lifestyle
Prindërit po i bëjnë fëmijët antisocial/ Ja se ku po gaboni…
Sipas një studimi të ri të botuar në Gazetën e Akademisë Amerikane të Psikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve, mënyra se si ne i rrisim fëmijët tanë mund t’i bëjë ata të jenë më antisocialë dhe agresivë dhe të tregojnë më shumë tipare të ashtuquajtura “jo emocionale”, si mungesa e empatisë ose moralit. Kjo është shumë më e zakonshme tek fëmijët e rritur nga prindër më të rreptë. Nëse prindi është më agresiv në edukimin e tyre, fëmijët nuk ndihen mirë, madje as të dashur, prandaj priren të shmangin shoqërinë dhe të sillen në mënyrë antisociale. “Kjo nuk është për t’u habitur,” thotë Xhudit Malinovski, mbikëqyrëse klinike në „Ascension Eastwood Behavioral Health.“ Mund të jetë rast me fëmijët të cilët riten nga prindërit e rreptë dhe shumë pasiv. Ajo që konstatoj është se mund të jetë po aq e vështirë për një fëmijë kur prindi i tij është shumë pasiv dhe fëmija është në fakt I lidhur me familjen. Në cilin do rast, përfundimi është se kemi të bëjmë me një fëmijë antisocial”.
“Në aspektin zhvillimor, fëmijët janë shumë të përqendruar tek vetja, ata mendojnë se bota plotësisht rrotullohet rreth tyre. “Kur prindërit i trajtojnë ata në një mënyrë të caktuar, kjo mund t’i bëjë ata shumë konfuzë dhe kur futen në një gjendje konfuzioni, ata zakonisht mbyllen në vetvete,” thotë Malinovski.