Politike
Një mik në SHBA më sulmoi si armik, por më gjetën në pozicion luftarak, uroj që drejtësia t’i tregojë vendin

Kreu i PD, Sali Berisha është i ftuar në emisionin Top Story theksoi se nuk e kishte thënë më parë këtë, ai u shpreh se një mik i tij e sulmoi në mënyrë të padrejtë, por ai ishte në pozicion, aty ku ndodhet gjithmonë. Gjatë komentit, Berisha përmendi edhe ish Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, të cilin e quan një zyrtar të padenjë që drejtësia amerikane duhet t’i tregojë vendin.
Po qe se më kërkojnë në pozicion unë aty jam, nuk mund të jem ndryshe, se kam rrëfyer kurrë këtë, po e rrëfej sonte, ai më sulmoi në një mënyrë shumë të padrejtë, të pandershme, më sulmoi si një armik në një kohë kur ne si shqiptarët kemi kultin e mikut dhe e kemi shumë mirë, një mik del dhe të gjuan si armik, por ai më gjeti në pozicion, këtë e them..nuk e kam thënë kurrë, se kjo është e vërteta më e madhe e Sali Berishës, ai nga i cili unë isha frymëzuar kishte humb çdo betejë, por s’ngurroi të merrte pjesë në betejë.
Unë kisha bërë miqësi, isha etiketuar në Evropë si tepër proamerikan, jo me pavetëdije dhe ky tani dilte për lobimin korruptiv, Antony Blinken, një zyrtar i padenjë dhe uroj që drejtësia amerikane t’i tregojë vendin për mashtrimin që i ka bërë popullit amerikan.

