Pinknews
Një ndjesi që…/Liesa Haxhiasllani tregon për shatzaninë në të njëjtën kohë me Kiarën
Moderatorja Liesa Haxhiasllani është në pritje të ëmbël. Shoqëria e saj me moderatoren Kiara Tito, ish banoren e BBV2 është mjaft e ngushtë. Ajo ka treguar në një intervistë për revistën Brodo se është një ndjesi e mrekullueshme të përjetosh pritjen e ëmbël me shoqen tënde të ngushtë.
“Ti dhe mikesha jote e ngushtë Kiara Tito ishit një periudhë të dyja njëkohësisht shtatzënë. Si është kjo ndjesia, kur dy shoqe të ngushta përjetojnë pritjen e ëmbël në të njëjtën kohë?”
“Edhe pse e kemi patur gjithmonë këtë dëshirë, na ndodhi shumë rastësisht pasi për asnjërën nga ne nuk ishte e planifikuar, erdhi vërtetë natyrshëm. Në momentin e parë që e kemi parë veten të dyja shtatzënë, ka qenë një ndjesi shumë e bukur dhe uroj që ta përjetojnë të gjitha shoqet e ngushta.”-tha ajo.