Connect with us

Bota

Një në pesë amerikanë ka humbur një anëtar të familjes nga sulmet me armë zjarri

Sipas një sondazhi të publikuar ditën e sotme, një në pesë amerikanë ka humbur një anëtar të familjes nga shtënat me armë.

Rezultatet dolën një ditë pasi pesë persona u vranë nga një person i armatosur në një bankë në Louisville, SHBA. Ky sulm i rëndë është sulmi i 15-të masiv për muajin prill dhe i 146-ti për vitin 2023. Autoritetet amerikane cilësojnë një sulm masiv një sulm në të cilin katër ose më shumë viktima vriten ose plagosen.

Sondazhi i Fondacionit të Familjes Kaiser zbuloi se 19% e amerikanëve kishin një anëtar të familjes të vrarë me armë ose vetëvrarë. Një përqindje e ngjashme shprehet se ata janë kërcënuar nga një person i armatosur në të kaluarën. Në sondazh morën pjesë 1271 amerikanë mbi moshën 18 vjeç. Prindërit u shprehën të shqetësuar dhe frikësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre pasi nuk e dinë se çfarë mund të ndodhë me ta nga çasti në çast dhe sulmet me armë që sa vijnë e shtohen.

Ndërsa dhuna me armë po rrënon SHBA-në , gjithnjë e më shumë amerikanë po përballen me incidente të tilla. SHBA po përballet me sulme të vazhdueshme për shkak të përhapjes së armëve të zjarrit dhe, mbi të gjitha, për shkak të lehtësisë me të cilën çdokush mund të ketë akses në to.

Advertisement