Politike
“Një nga hajdutët më të papërmbajtur”, Berisha për Gonxhen: Rama e bëri “super-ministër” me 3 portofole
Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar emërimin e Blendi Gonxhes si ministër të ministrisë për Kulturën, Ekonominë dhe Inovacionin nga ana e kreut të qeverisë Edi Rama.
Berisha iu drejtua mbështetësve të tij nga dritarja sërish ashtu si ka vepruar që nga vendosja e tij në arrest në shtëpi.
Berisha e cilësoi Gonxhen si “një nga hajdutët më të papërmbajtur”, ndërsa u shpreh se Rama e bëri “superministër” me 3 portofole.
“Një nga hajdutët më të papërmbajtur të vendit, Blendi Gonxhe shpallet super ministër me 3 portofole. Cilido që njeh bashkinë e Tiranës, ju kujtohen çifti i 20 përqindëshit Rama-Gonxhe. Askujt nuk i harrohen vjedhjet e mëdha të Gonxhes së bashkisë që përmbyti Tiranën”, u shpreh Berisha mes të tjerash.