Aktualitet
Një nga më të kritikuarit/ Hysaj shmang gazetarët në Rinas: Ika, kam pushime…
Kombëtarja shqiptare u rikthye sot në kryeqytet, pas përfundimit të aventurës së Euro 2024. Me të zbarkuar, gazetarët kanë nxituar të intervistojnë mbrojtësin Elseid Hysaj, por ky i fundit nuk ka preferuar diçka të tillë.
“Jo, se do ik, kam edhe unë pushime, nuk do rri këtu” – dëgjohet të thotë anësori. Kujtojmë se Hysaj është një nga më të kritikuarit, për paraqitjet e tij në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete në Europë.