Connect with us

Shkrime

Një opozitë siç e do Edi Rama

Nga Namir Lapardhaja

Deputetët dje kishin seancën e ngritjes së problemeve të zonave të tyre.

Në vend që të flisnin për njerëzit dhe për demokratët, ata folën për hallet e tyre. Në vend të flisnin për korrupsionin e Edi Ramës, ata thanë që Rama na ka burgosur Berishën.

Në vend që të flisnin për talljen e qeverisë me pensionistët, ata thanë se Rama do na burgosë Ilir Metën.

Në vend që të flisnin për talljen me shëndetësinë falas dhe për heqjen e ilaçeve të shtrenjta për pensionistët nga skema e rimbursimit, ata thanë se po na burgosin Fatmir Mediun.

Në vend që të flisnin për dështimin e arsimit dhe për problemet e mëdha që po kalon shoqëria shqiptare, ata folën për burgosjen e Fredi Bejlerit.

Një opozitë që s’ka hallet e njerëzve, por hallet e saj. Në fakt, kjo është bash opozita që i duhet Edi Ramës.

Jo vetëm që nuk kanë mundësi për ta rrëzuar Ramën, por ndërtojnë një Ramë që ka fuqi të mbinatyrshme dhe kontrollon gjithçka.

E vërteta është se e vetmja fuqi e Ramës është kjo opozitë e drejtuar nga Berisha dhe e shumëfishuar në shumë kopje të shëmtuara të tij.

Advertisement