Connect with us

Aktualitet

Një orë ujë në ditë/ Banorët e Lushnjës: Shteti nuk ekziston

3000 banorë të fshatit Zhamë e Sektor, buzë autostradës Lushnjë-Tiranë kanë shprehur shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm. Kjo situatë bëhet edhe më e rëndë, pasi ata prej vitesh vuajnë për ujin e pijshëm, ndërsa ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

Gjatë periudhës së verës, në një kohë që temperaturat janë përvëluese, ata e blejnë ujin pasi kanë vetëm një orë në ditë. Këto zona furnizohen me ujë vetëm një orë në ditë, i cili nuk mund të konsumohet për shkak se tubacionet janë të vjetra dhe të dëmtuara dhe kalojnë nëpër ujërat e zeza, duke shkaktuar ndotjen e ujit të pijshëm.

Ndonëse kërkesat kanë qënë të përsëritura pranë bashkisë së Lushnjës, për fat të keq situata nuk ka ndryshuar prej vitesh.

 

Advertisement