Politike
‘Një politikan duhet…’/ Salianji: Basha do garojë me Spiropalin për të qenë ministër i Ramës
Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme në Top Talk se sipas tij Basha synon të bëhet pjesë e qeverisë së Ramës e të garojë me ministrat për t’i zënë vendin atyre.
Ai tha se tashmë Basha e ka humbur besimin duke deklaruar se herë ishte i komanduar nga Berisha e herë se i merrte vetë vendimet.
Sipas tij qëllimi i vetëm i Bashës është të krijojë një grup parlamentar prej shtatë deputetës dhe të bëhet më vonë pjesë e qeverisë.
“Partia e vulës nuk ka interes për të pasur shumicën e grupit të deputetëve. Duket qartë që Basha do të tentojë të krijojë një grup parlamentar me shtatë veta në mënyrë që të tentojë në zgjedhjet e tjera apo t’i shërbejë me votë Edi Ramës. Kjo ka për të ndodhur dhe besoj që dialektika politike do të çojë që e gjithë pjesa tjetër e deputetëve të bashkohet me shumicën. Unë do e respektoja nëse do të kishte ambicje se ka qenë në politikë e të bënte një parti të re, një politikan që bën çdo përpjekje për tu ngjitur pas karriges, që ka dështuar ën të gjitha çfarë ka të bëje me aksionet politike në 10 vite që ka drejtuar partinë më të madhe. Një njeri që i ka bashkuar dhe ka hyrë në qeveri me Edi Ramës e a hyrë në qeveri me Edi Ramën dhe ka pasur synim të jetë ministër e të emërojë ministra me Edi Ramës. Unë nuk kam fakte të drejtëpërdrejta por kam këto që janë publike. Unë nuk mund të akuzoj që është i blerë apo i shitur por po them aksioni politik që po prodhon i shërben në mënyrë të drejtëpërdrejtë qeverisë e Edi Ramës dhe qëndrimet publike janë më shumë kundër opozitës sesa kundër qeverisë. Në këto kushte duket se ka një tentativë për tu bashkuar me qeverinë apo për të konkurruar me zonjën Spiropali apo ku di unë kush është aty në qeveri për tu bërë ministër i Ramës, kjo është e dukshme. Një politikan duhet të ketë dinjitetin, kur del e thotë sot në 10 vite unë nuk kam qenë vetja por më ka komanduar ky tjetri ndërkohë për dhjetë vite ka thënë se vendimet i marr unë. Tani pas dhjetë vitesh ai thotë që kam qenë pupaci i atij tjetrit. Që këtu a ka më besueshmëri, a ka politikë më të vjetër se të duash të ngjitesh pas karriges e të duash ta marrësh me zor. Të bësh çdo marifet dhe hile për të qëndruar aty zvarrë.”- tha Salianji./ TCh