Aktualitet
Një re e madhe pluhuri do të “pushtojë” Ballkanin këtë javë, ja vendet që preken
Jemi në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit për besimtarët muslimanë dhe në viset tona atmosfera do të jetë pikërisht siç e dëshirojnë shumë besimtarë të cilët e përjetojnë këtë muaj atmosfere prej shkretëtirave (të Azisë) prej nga edhe buron Feja Islame.
Gjendja sinoptike e favorizon një ardhje masive të grimcave të pluhuhit nga shkretëtirat e Afrikes veriore në territoret tona.
Në Evropën perëndimore kemi ciklonin shumë të fuqishëm i cili shtrihet deri në Mesdhe dhe brigjet e Afrikes veriore me një ciklon sekondar, ndërkohë që cikloni amë gjendet në Atlantik mes Francës dhe Britanisë së Madhe.
Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës. Ajri i përzier me pluhurin Saharian do të ketë shtrirje shumë më të gjerë në Ballkan dhe jashtë diku deri në Poloni, pastaj me lëvizjen e masavae ajrore ciklonike grimcat masive sahariane do të shkojnë në drejtim të Ukraines dhe jugut të Rusisë, ndërkohë që të hënën në mbrëmje dhe nga e marta atmosfera mbi territoret tona do të fillojë të pastrohet nga pluhuri i madh saharian.
Vende-vende do të ketë reshje dhe rrebeshe mjaft intensive shiu, ndërkohë që temperaturat shënojnë ulje pas rritjes së tyre ditën e diel.
Nga e marta nuk do të kemi më grimca Sahariane (ose shumë pak) dhe pritet mot me vranësira, intervale kohore me diell e rrebeshe lokale shiu.