Connect with us

Aktualitet

Një seancë më parë gjyqtari Kalaja u kërcënua në sallë/ Gjokutaj: Në gjykatat tona hynë maunja, jo më pistoleta

Avokati Genc Gjokutaj  komentoi vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit.

Duke analizuar shkaqet reale që e çuan drejt një situate alarmante në sistemin e drejtësisë, Gjokutaj tha se kjo është pasojë e një historie të paralajmëruar. Ai shtoi se me qindra herë janë ngritur shqetësime për hartën e re gjyqësore, e cila solli bllokimin e qindra hetimeve në gjykatën e Apelit dhe për pasojë edhe në Gjykatën e Lartë. Avokati theksoi se vetingu nuk u shoqërua me emërimin e gjyqtarëve të rinj, duke krijuar vakanca të shumta. Ai shtoi se shteti shpesh nuk respekton afatet për lirimin e të paraburgosurve dhe nuk trajton në mënyrë efektive çështjet civile.

“Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar”, tha Gjokutaj, duke përmendur se në vitin 2017 gjykatat u morën në mbrojtje nga policia private, pa personel të trajnuar për kontroll fizik.

Ai gjithashtu u shpreh se gjyqtari i vrarë ishte kërcënuar më parë dhe se nuk është respektuar siguria e tij. Gjokutaj kritikoi deklaratat e ministrisë së Brendshme, duke thënë se policia nuk merr përgjegjësi dhe roli parandalues nuk është aplikuar.

“Është futur pistoleta në burg… po futen armë në shkolla, mjekun e vret kur të duash në spital,” përfundoi avokati.

Gjokutaj:

Kjo është pasojë e një historie të paralajmëruar, ne e kemi thënë, e kemi ngritur këtu në studion tënde, me qindra herë hartën e re gjyqësore e cila solli bllokimin e qindra hetimeve në gjykatën e Apelit, për pasojë edhe në Gjykatën e Lartë.

U bë një veting, heqja e gjyqtarëve nuk u shoqërua me emërimin e gjyqtarëve dhe mbeti një vakancë.
Ju e dini që për një afat paraburgimi detyrohet shteti t’i lirë nga burgu dhe në çështje civile këta kanë ligjëruar shtyrjen deri në kalendrat greke të një çështjeje, nuk pyesin fare.
Prandaj thonë që drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar dhe rasti i sotëm nuk përfshin vetëm drejtësinë… duhet të dini që në 2017, gjykatat janë marrë në mbrojtje nga policia private, një skandal tjetër ky, dhe të mos kesh një personel të trajnuar të bëjë një kontroll fizik.

Ju e dini që ky gjyqtar, një seance më parë, është kërcënuar nga kjo palë, e sallë të gjyqit, dhe nuk është nderë njeri, as ai vetë… që të paktën herës tjetër…
Nuk ka krim pa gjurmë, atëherë të bëhej një kontroll i imtësishëm, të merrej një masë.
Tani del ministrja e Brendshme sot dhe bën një deklaratë skandaloze, policia nuk ka thotë përgjegjësi. Rend-i ka dhënë rol parandalues në lidhje me këto çështje.
Në gjykatat tona hynë maunja, jo më pistoleta.

Është futur pistoleta në burg… po futen armë në shkolla, mjekun e vret kur të duash në spital.

Advertisement