Connect with us

Sport

Një shans tjetër për Hansi Flick

Kombëtarja e Gjermanisë u paraqit dobët në dy miqësoret e muajit qershor, duke humbur 1-0 ndaj Polonisë.Dhe 2-0 kundër Kolumbisë katër ditë më pas.Skuadra e Hansi Flick nuk arriti të shënonte asnjë gol në këto takime testive.Pozitat e Flick në stol janë lëkundur, por presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB) ka konfirmuar trajnerin që i dhuroi Bayern Munchen trofeun e fundit të Champions League.Të paktën deri në fundin e verës. “Kam biseduar në telefon me Hansi Flick.Ai më siguroi se në muajin shtator do të shohim një Gjermani ndryshe“, deklaroi Bernd Neuendorf.Katër herë kampionët e botës, rikthehen në fushë gjatë shtatorit përballë Japonisë (9) dhe Francës (12). Gjermania ka siguruar kualifikimin në Euro 2024 si vend organizator.

Advertisement