Connect with us

Politike

Një shqiptare në krye të Sekretariatit të CEFTA-s/ Rama: Moment krenarie për të gjithë

Pranvera Kastrati është emëruar në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore).

“Një moment krenarie për të gjithë, emërimi i shqiptares Pranvera Kastrati, në postin e rëndësishëm të Drejtoreshës së re të Sekretariatit të CEFTA-s (Marrëveshja për Tregti të Lirë në Europën Qendrore)

Tashmë një përfaqësuese e Shqipërisë do të punojë në mënyrë efektive me të gjitha palët për zbatimin e Marrëveshjes së CEFTA-s dhe përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta drejt integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të integrimit me Tregun e Vetëm të BE-së”, shkruan Rama.

Advertisement