Connect with us

Aktualitet

Një shqiptare pritet të bëhet Zonja e Parë e rajonit më të pasur të Gjermanisë

Flavia Zaka, shqiptarja nga Kanadaja, mund të marrë rolin e Zonjes së Parë të Baden-Württembergut pas zgjedhjes së bashkëshortit të saj, Cem Özdemirit, si kryeministër i ri i shtetit. Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e mediave gjermane jo vetëm për rezultatet politike, por edhe për origjinën dhe karrierën e Zakës.
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore më 8 mars me 30.2% të votave, duke mundur ngushtë CDU-në, që mori 29.7%. Të Gjelbrit dhe CDU-ja do të kenë nga 56 vende në parlament, çka e bën të mundur formimin e një koalicioni të ri.
Advertisement