Aktualitet
Një tjetër pedagoge ndërron jetë nga Covid-19, ja cila është pedagogia e Universitetit të Tiranës
Kozeta Noti, pedagoge në Departamentin e Psikologjisë në Fakultetin e Shkencave Sociale nuk jeton më. Ajo është ndarë nga jeta sot pas ditësh betejë me infeksionin.
Lajmin e trishtë e japin vetë kolegët e pedagoges Noti në Universitetin e Tiranës, ku ka pllakosur zia pasi brenda një jave 2 anëtarë të stafit pedagogjik kanë humbur betejën me virusin.
CV e Kozeta Notit:
Lektore në Departamentin e Pedagogjisë dhe të Psikologjisë së Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.
Ka kryer studimet në fushën e edukimit dhe specializime pasuniversitare në Itali, Austri, Francë, Hollandë. Ka një përvojë 30-vjeçare në fushën e mësimdhënies, trajnim profesional të mësuesve dhe kërkim në fushën e shkencave të edukimit.
Jepte mësim në programet Master i Shkencave, Master Profesional dhe Bachelor.
Eksperiencë të pasur në hartim kurrikulash, hartim dhe drejtim projektesh në fushën e edukimit.
Noti ka qenë edhe anëtare e shoqatave kombëtare dhe ndërkombëtare në edukim.
Rreth një javë më parë humbi jetën pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë Irena Bogdani.

