Politike
‘Një tjetër sipërfaqe u kthehet turistëve’/ Rama reagon pas lirimit të hapësirave në Lungomare

Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të tjera nga Vlora, ku shihet lirimi i hapësirave publike, kryesisht në Lungomare në pjesën e plazhit.
Rama inkurajon të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës.
Postimi i Ramës:
Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve, ndërkohë që i inkurajoj të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës.

