Connect with us

Bota

Një tjetër vaksinë antiCovid gati nga Kanadaja

Kompania kanadeze e ilaçeve “Medicago” tha sot se ka zhvilluar një vaksinë, që stimulon përgjigjet imune të antitrupave dhe qelizave kundër COVID-19 në 100% të pjesëmarrësve në provë.

Rezultatet nxitën optimizëm nga kompania me qendër në Quebec.

“Ato janë edhe më të mira nga sa e kishim shpresuar”, tha Nathalie Landry, zëvendëspresidente për Çështjet Shkencore dhe Mjekësore të “Medicago”, raporton ATSh.

“Kur flasim për neutralizimin e përgjigjeve, themi se është mjaft e jashtëzakonshme, veçanërisht kur krahasohet me një subjekt të shëruar nga sëmundja”, shtoi ajo.

Qeveria kanadeze porositi 76 milionë doza të vaksinës, nëse do të jetë efikase dhe siguroi 173 milionë dollarë për kërkimet në “Medicago”

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *