Connect with us

Kosova

Një vit i harruar, në mendje të askujt/ Përvjetori i aplikimit të Kosovës në KiE

Më 12 maj, bëhet fiks një vit që nga aplikimi zyrtar i Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës. Deri tani, çështja e Kosovës nuk është futur në agjendën e këtij Këshilli. Ndërsa, Isuf Halimi, Drejtor në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku është edhe selia qendrore e Këshillit të Evropës, tha se “Kosova nuk është fare në agjendën e takimi të Ministrave të Këshillit të Evropës që do mbahet me 16 dhe 17 maj”.

Sipas tij, “Qeveria e Kosovës nuk ka një plan veprimi, karshi futjes në agjendë” dhe ata dy-tre persona që merren me këtë çështje në emër të Kosovës, janë tejet të mbyllur dhe nuk tentojnë bashkëpunimin me aktorët kosovar e shqiptar që gjenden atje, e sidomos me shoqërinë civile e cila ka një impakt të lartë.

Isuf Halimi është shprehur skeptik se këtë vit Kosova mund të anëtarësohet në KiE, ndonëse thotë se mund të ketë ndonjë befasi, e cila mund të merret vesh deri në Qershor, kur ka gjasë të futet në agjendë.

Drejtori i Qendrës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, bëri me dije se mediat franceze s’janë fare të interesuar për të raportuar mbi situatën e Kosovës dhe Ballkanit në raport me Europën. Ndërsa, shteti i Spanjës, mbetet më hezituesi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Advertisement