Connect with us

Kosova

Një vrasje e paralajmëruar/ Flet analistja nga ‘Këshilli Atlantik’ në Washington

Analistja Maja Piscevic nga organizata Këshilli Atlantik me seli në Washington, thotë se publiku në Serbi është i vetëdijshëm se, siç tha ajo, “diçka e tmerrshme ka ndodhur.”

“Ka kaq shumë pyetje. A ishte ky një tërmet? A ishte ky paralajmërim, apo një përgatitje e terrenit? Tani që ndodhi, të gjithë u befasuam, ngase ndoshta shpresuam se nuk do të ndodhte. Vlerësimi im është se ky është një episod tragjik për serbët dhe shqiptarët, pasojë e mundësive të humbura, mungesës së guximit politik, zgjuarsisë politike dhe përgjegjësisë. Dhe në këtë kuptim, ishte e pashmangshme që diçka e tillë të ndodhte,” – Maja Piscevic duke shtuar se ndonëse roli i faktorëve të jashtëm nuk mund të përjashtohet nga sulmi i së dielës, duke marrë parasysh se situata e paqëndrueshme që ka ekzistuar për një kohë në Ballkan, ka krijuar terren joshës për aktorë si Rusia që janë të investuar për të destabilizuar.
Piscevic tha se një hetim i ngjarjeve është i domosdoshëm për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur. Megjithatë, sipas saj, një gjë është e qartë.
“Është tashmë fakt që komuniteti serb është përfundimisht i radikalizuar.  Kjo është gjithsesi një krizë sigurie. Dhe nuk mund të kesh zgjidhje politike pa zgjidhur krizën e sigurisë. Dhe kjo çështje ka përparësi tani” – theksoi Piscevic.
Analistja tha se nuk mund të parashikojë se çfarë zhvillime mund të priten, por theksoi se vetëm një prani e shtuar e pranisë dhe vëmendjes ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe Serbisë mund të sigurojë një rrugëdalje nga kjo gjendje.
“Kjo ishte një tronditje e madhe. A do të pasohet nga ndonjë incident tjetër? Sinqerisht, e kam të vështirë të imagjinoj se kjo rrjedhë e ngjarjeve mund të ndalojë vet, pa bashkësinë ndërkombëtare dhe pa rritjen e pranisë dhe gatishmërisë së KFOR-it në këtë pjesë të Kosovës” – u shpreh Piscevic

Advertisement