Connect with us

Politike

‘Një zar i këtij regjimi…’/ Meta me tone të ashpra: Tedi Blushit iu sulën për të vrarë opozitën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka sulmuar ashpër drejtuesin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, por edhe qeverinë “Rama” dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

Meta duke u ndalur te tensionet dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, theksoi se Tedi Blushit iu sulën pasi duan të vrasin opozitarizmin.

“Pas prindit 1 është prindi 2, që është miu i Bashkisë. Që shkon me xhup në këshillin bashkiak. Kaq freskët ishte atje? I treti është Dum Dumani. S’do të merremi me horrin atje, se ai ka lindur për t’u përdorur, se paguhet nga inceneratori. Dhe disa analistë, që janë bajga dhe përdoren me lekët e inceneratorëve.

T’i themi Dum Dumanit; edhe analfabet të ishte ti, nëse do të kishe një gram dinjitet, Erion Veliaj duhet të ishte në burg edhe vetëm për këtë shkresë që i ka dërguar Alqi Bllakos për çështjen e inceneratorëve. I ka futur qytetarët në borxh duke paguar për një incenerator fantazmë. Ti ke hall se Shqipëria do të humbasë arbitrazhin nëse e ndalon pagesën. Me këtë firmën që ka hedhur ai, Veliaj ka abuzuar me detyrën.

Ai e ka hedhur firmën në 2017-ën dhe duhet të ishte në burg prej kohësh. Tani kalojmë te Ramoviçin, se s’ke ça ti bësh, se të dhunon me Agaçin. Ti ke frikë që t’ia përdorësh emrin. Kjo është shkresa e Eduard Hametit, në kryeministri, që i është drejtuar në 2014, në 18/11. E ke prej vitesh aty, ta kemi sjellë e ke gati. Ti nuk i arreston dot, as Agaçin, le Ramën, se nga ai ke tmerr.

Ti nuk arreston dot as Erion Veliaj, se ndalon dot aferën e inceneratorëve ku rrjedhin lumë paratë e qytetarëve të Tiranës. Të njoh me kohë, je një zar i këtij regjimi, që do të mbahet mend si regjimi i Dum Dumanëve. Ti vagabond që thua e kam personale me Ilir Metën, ti je një zar i Ramoviçëve. Nise CEZ-DIAS në bazë të një denoncimi të një njeriu që është dënuar nga gjykata për dhunë në familje, të një mashtruesi, punonjësi të Damian Gjiknurit”, tha Meta.

Advertisement