Kronike
Njëri dhunoi bashkëshorten, tjetri kanosi një 43-vjeçar, përfundojnë në pranga dy persona
Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, të cilët kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Blutë njoftojnë se njëri prej tyre dhunoi bashkëshorten, ndërkohë që tjetri ka kanosur dhe i ka dëmtuar automjetin një shtetasi 43 vjeç.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasit:
-I. V., 29 vjeç, banues në fshatin Baltëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka thyer masën e sigurimit të vendosur nga Gjykata “Arrest në shtëpi”;
-S. H., banues në Fier, pasi ka thyer masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata “Arrest në shtëpi”, si dhe ka kanosur dhe i ka dëmtuar automjetin një shtetasi 43 vjeç.