Connect with us

Kronike

Njëri dhunoi gruan, tjetri nënën, dy persona bien në pranga (Detajet)

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Fier. Mësohet se një 32-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj gruas, ndërsa një 48-vjeçar ndaj nënës.

“Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin 48 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Advertisement