Aktualitet
Njëri e kanosi me thikë e tjetri e goditi me sende të forta, e pësojnë dy të rinjtë
Dy të rinj janë konfliktuar ditën e sotme në Divjakë. Mësohet se B.Z 25 vjeç, kanosi me thikë për motive të dobëta B.N 21 vjeç.
Ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e goditur 25-vjeçarin me sende të forta. Për pasojë të dy të rinjtë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Z., 25 vjeç dhe B. N., 21 vjeç, pasi shtetasi B. Z. ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. N., për motive të dobëta, ndërsa shtetasi B. N. e ka goditur shtetasin B. Z., me sende të forta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme