Connect with us

Kronike

Njëri mbetet në vend, tjetri…/ Del VIDEOJA e vrasjes së dy të rinjve në Velipojë, Ishmi dhe Hoxha u qëlluan nga 2 vëllezërit Frroku pas përleshjes

Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku dy vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku, pronarë të hotel “Holiday” vranë me armë zjarri 33-vjeçarin Ersild Ishmin 33-vjeç dhe kunatin e tij, Arsid Hoxha 22 vjeç (burri i motrës).

Në pamjet e siguruar nga Euronews Albaniam duket fillimisht sherri fizik i ndodhur në ambjentet e jashtme të lokalit të dy vëllezërve, dhe më pas si shihet dhe nga pamjet, një person i zhveshur qëllon me pistoletë në drejtim të dy viktimave, njëri mbetet në vend, ndërsa tjetri pak metra më tutje.

Në këtë ngjarja të rëndë mbeti i plagosur aksidentalisht dhe  kamerieri 26-vjeçar Zyber Zagrad nga Dibra, i cili pas mjekimit në spital është ndaluar nga policia.

Bashkë me të është arrestuar dhe Marjo Pali, 29 vjeç banues në Shkodër. Të dy janë punonjës në hotelin në pronësi të vëllezërve Frroku, por roli i tyre në ngjarje ende nuk është sqaruar nga policia.

Viktimat kishin shkuar për tu sqaruar me pronarët e hotel “Holiday”, por konflikti mes tyre ka agravuar në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, përballë hotel “Holiday”. Arsid Hoxha është burri i motrës së viktimës tjetër Ersild Ishmit.

Ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt  i ndodhur mesditën e 28 qershorit të këtij viti në hotelin e dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku.

Njëri mbetet në vend, tjetri.../ Del VIDEOJA e vrasjes së dy

Ne foto: Dy viktimat e ngjarjes ne Velipoje

Ersid Ishmi kishte shkuar për të drekuar në hotel dhe kamerieri në restorant, kushëri me Ishmin ka debatuar me kuzhinierin pasi është vonuar porosia.

Në këtë debat ka ndërhyrë 33-vjecari Ishmi, i cili ka nxjerrë pistoletën në restorantin e familjes Frroku dhe ka kërcënuar me jetë kuzhinierin. Ishmi u arrestua në Vaun e Dejës më 14 korrik dhe gjykata e Shkodrës la në masë sigurie “arrest shtëpie”.

Mbrëmjen e 19 gushtit, Ishmi theu masën e sigurisë, mori me vete kunatin Arsid Hoxhën dhe shkuan tek hoteli për të sqaruar konfliktin që kishin lënë përgjysmë. Rreth orës 21:00 ka pasur konflikt mes dy vëllezërve Frroku dhe dy kunetërve përpara hotelit.

Dy vëllezërit kanë qëlluar me armë duke lënë të plagosur rëndë dy kunetërit Hoxha dhe Ishmi të cilët gjetën vdekjen sapo hynë në sallën e operacionit në spitalin e Shkodrës.

JA SI NISI SHERRI RRETH 3 JAVE ME PARE

Advertisement