Connect with us

Kronike

Njëri u ul nga makina e zezë dhe qëlloi me breshëri plumbash, si ndodhi ekzekutimi i tre personave në Memaliaj

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e trefishtë në Memaliaj. Dyshohet se të paktën 3 autorë kanë marrë pjesë në atentatin e trefishtë ku mbeti i vrarë babai i Andrea Kalemit, kamerieri dhe një klient. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe xhaxhai i Andrea Kalemit, Artur Kalemi.

Mësohet se autorët kanë qenë duke udhëtuar me një makinë të zezë ku nga qendra e Memaliajt kanë shkuar drejt lokalit pranë bashkisë. Sipas raportimeve njëri nga autorët ka zbitur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashi drejt shënjestrës, Shyqyri Kalemi. Plumbat kapën edhe vëllain e shënjestrës, Artur Kalemi dhe kamarierin i cili ndodhej pranë tyre. Edhe një klient gjeti vdekjen nga breshëria e plumbave ndërsa autorët u larguan me mjetin e zi.

Autorët ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt Shyqyri Kalemi i cili është babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Të dy ata dyshohet të jetë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

Pas ngjarjes autorët në fshatin Bejaj kanë djegur edhe mjetin e përdorur në krim, mjet i cili u gjet nga policia disa orë pas ngjarjes.  Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve” thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me të.

Vrasja e Edmon Papës

Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja. Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.

Vrasja e Sadikajt

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë në qershor të vitit 2022. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë. Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

Advertisement