Connect with us

REAGIM

Njëriu ‘i lidhur’ nuk mund të parandalojë luftrat

Dikush pyeti: Si mund të parandalohen luftërat?

Në fakt, luftrat nuk mund të parandalohen. Lufta është rezultat i skllavërisë në të cilën jetojnë njerëzit. Për të qenë të saktë, luftërat nuk ndodhin për shkak të njerëzve. Në origjinën e tyre janë forcat kozmike, ndikimet planetare. Por te njëriu nuk ka rezistencë ndaj këtyre ndikimeve dhe nuk mund të ketë, sepse njerëzit janë skllevër. Nëse një numër i mjaftueshëm njerëzish arrinin në përfundimin kategorik se nuk duhet të ketë më luftëra, a mund të ndikojnë ata?

Ata që nuk e duan luftën e kanë provuar pothuajse që nga koha e krijimit të botës se luftërat nuk pakësohen, por sa shtohen dhe nuk mund të ndalen me mjete të zakonshme. Të gjitha teoritë e Paqes Universale, nuk janë gjë tjetër veçse hipokrizi.

Njerëzit nuk duan të mendojnë për veten e tyre, ata nuk duan të punojnë me veten e tyre, ata mendojnë vetëm për mjetet për t’i nxitur të tjerët t’i shërbejnë tekave të tyre, të bëjnë atë që duan.

Nëse do të kishte në fakt një grup të mjaftueshëm njerëzish të etur për të ndalur luftërat, ata do të fillonin të bënin luftë kundër atyre që nuk janë të mendimit të tyre.

Kështu do të përfundonin duke luftuar.

Lufta ka shumë shkaqe. Le të fillojmë me shkaqet që janë në vetë njeriun.

Si mund të jetë njeriu i pavarur nga ndikimet e jashtme, nga forcat e mëdha kozmike, kur ai është skllav i gjithçkaje që e rrethon?

Ai është në mëshirën e të gjitha gjërave që e rrethojnë.

Nëse ai do të ishte në gjendje të çlirohej nga gjërat, ai mund të çlirohej edhe nga ndikimet planetare.

Liri, çlirim – Ky duhet të jetë qëllimi i njeriut.

 Të bëhesh i lirë, të shpëtosh nga skllavëria – kjo është ajo për të cilën njeriu duhet të përpiqet të bëjë, qoftë edhe për pak kohë.

Kjo është e vetmja rrugëdalje për të, pasi asgjë tjetër nuk është e mundur për sa kohë që ai mbetet skllav.

Por njëriu nuk mund të pushojë së qeni skllav së jashtmi për sa kohë që mbetet skllav së brendshmi. Arsyeja e parë e skllavërisë së brendshme të njeriut është injoranca e tij dhe mbi të gjitha mosnjohja e vetvetes.

Pa vetëdije, pa kuptuar lëvizjen dhe funksionet e makinës së tij (njeriu jo i lirë është vetëm një makinë), njeriu nuk mund të jetë i lirë, nuk mund të drejtojë veten dhe do të mbetet gjithmonë skllav. Kjo është arsyeja pse një nga mësimet e lashta ishte: NJIHE VETEN

Advertisement